Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind.
Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 thotë se marxhina e gabimit mund të jetë 1.5%.
Sipas këtij sondazhi LVV merr 51.3%, LDK 15.5%, PDK 13.2%, AAK 5.5%.
Nisma Socialdemokrate mbetet nën prag sipas këtij sondazhi me vetëm 1.8 për qind.
Numër mjaft i madh i njerëzve tregojnë se janë të pavendosur me 9.6 për qind.
Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.
Sondazhi ka pasur mostër prej 1035 respodentësh, kurse ka qenë e shtrirë proporcionalisht në gjithë territorin e Kosovës.
Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.
Në bazë të këtyre shifrave LVV do të merrte 58 mandate, LDK 18 mandate, PDK 16 mandate derisa AAK 8 mandate.