Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka sqaruar çështjen e legjendës së fotografisë që postoi presidenti në Facebook pak kohë para se të rrëzohej qeveria Kurti.
Thaçi tha se në politikë ka raste kur përdoren metafora të tilla, por rrëzimi i qeverisë nuk ka pasur lidhje me çështjen e mbishkrimit të fotografisë që postoi ditë më parë në Facebook..
“Në politikë përdoren ndonjëherë metaforat, por mund të përdoren nga të tjerët, s’ka kurrgjë lidhje me çështjen e krasitjes së pipave. Unë kam qenë në fshat, vëllai im ka qenë duke punuar, i kam ndihmuar, kjo ka qenë e gjitha”, është shprehur presidenti Thaçi në Pressing.
“Ky mocion nuk është i pari që ka ndodhur në vendin tonë. Nuk kanë qenë rrethanat e mira për shkak të koronavirusit”, ka thënë Thaçi.