Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për media, ka konfirmuar se tre nga 30 mostrat e dërguara në Berlin të Gjermanisë për variantin e ri të COVID-19, kanë rezultuar pozitive.
Ai tha se testimi i këtyre mostrave është bërë në Britani, ku edhe ka folur për situatën e përgjithshme me pandeminë.
“Situata është e qetë bazuar me numrin e rasteve”, tha Zemaj.
Më tej, ai tha që nga zona e kuqe dalin, Podujeva, Mitrovica, Gjilani, ndërsa në të kuqen mbesin: Prishtina dhe Fushë- Kosova.