Sot, rreth orës 08: 45h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj Qendre.
Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.
Gjatë kontrollimit të provave materiale, bastisja ka rezultuar pozitive, ku në një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “ Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobil, një Sim-Kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje telefonike.
I burgosuri i dyshuar se “Playstation” me gjëra të komofulara ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.