Ish-miss Kosova 2013, Mirjeta Shala, është rikthyer së fundmi në vëmendjen e mediave me të rejat e saj nga jeta private.
U raportua javë më parë se ajo i ka dhënë fund martesës me ish-bashkëshortin e saj, Rori Nezaj me të cilin ka edhe një djalë.
E teksa zhvillimet në jetën e saj private kanë marrë dhenë, duket se anash nuk po mbeten as të rejat në karrierën e saj.
Së fundmi, modelja e cila jeton dhe vepron në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pozuar për revistën “Gmaro” në New York.
“Gmaro është një revistë familjare dedikuar modës dhe stilit, në kopertinën e së cilës Shala është shfaqur mjaft provokuese.
Ajo ka publikuar një fotografi nga kopertina e revistës në Instagram, ku shfaqet me një veshje xhins, teksa vë në pah kraharorin e saj.