Intelektualit nga Drenoci i mbetet peng që nuk kandidoi për deputet me Vetëvendosjen: Do t’i merrja 43 mijë vota (Video)

Nexhat Krasniqi që në opinion njihet si “intelektuali nga Drenoci” ka qenë i ftuar sot në emisionin #gjesi në T7.

Me siguri ju kujtohet intelektuali nga Drenovci i cili u bë i famshëm për deklaratën e tij që ankohej pse nuk kishte asnjë kandidat nga ky vend për deputet, duke përmendur Astrazubin, Pagarushën , Lladrovcin, Bellanicën e Kievën.

Krasniqi në emisionin #gjesi e ka pranuar se deklarata e tij ka bërë bujë.

“Unë kam dal vetë jam revoltu, pastaj kjo ka bërë bujë”, thotë ai, duke shtuar se Malisheva është vend i patriotizmit.

“Malisheva është vend i patriotizmit, nuk është i intelektualizmit”, shton ai.

Ai ka thënë se vatër e intelektualizmit është Gjakova.

Krasniqit i ka mbetur peng që nuk është futur në listën e Vetëvendosjes për deputet.

“Kam pas dëshirë me hi në listë të VV-së, arsyeja me i marrë 43 mijë vota e jo me mbet në prag. Ka shku me vonesë kërkesa ime, ka qenë një gjigant i veprimtarisë kombëtare, Gani Krasniqi. Nëse edhe Albini dështon do të jemi në një situatë që dot ë pasojë me eksod do të boshatiset e tërë Kosova”, tha ai.