Orges Bunjaku është pranë kompletimit të dokumentacionit për të fituar shtetësinë e Kosovës, ndërsa në Federatën e Futbollit të Kosovës presin që ai të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes, për ndeshjet e muajit mars. Kështu të paktën ka thënë të enjten për KOHËN një zyrtar i lartë i FFK-së në kushte anonimiteti.
Sipas zyrtarit të FFK-së, mesfushori i Baselit zviceran ka pranuar të luajë për Kosovën dhe vlerësohet të jetë e ardhmja e “Dardanëve”.