Albert Krasniqit iu dha lamtumira e fundit në prani të shumë familjarëve, miqve e qytetarëve, gjatë ditës së sotme, në varrezat e Prishtinës.
Vrasja e Albert Krasniqit, që dyshohet se u krye nga babai i tij, tronditi kryeqytetin. Krasniqi ishte i njohur për shkak të miqësisë së tij me personazhe të estrades, martesës me ish-missin e Kosovës dhe si djalë që rridhte nga një familje afaristësh.
Menjëherë pas varrimit, axha i të ndjerit, Ismeti, ka dhënë versionin tij e se si ka ndodhur tragjedia.
Sipas tij, vrasja ka ndodhur aksidentalisht, teksa shton se Alberti e ka blerë vetë armën dhe në momentin kritik ishte duke ia treguar prindit të tij, por në atë moment një plumb është shkrepur dhe si ndodhi “Zoti e di”.
“Së pari i falënderoj të gjithë që kanë qenë pjesëmarrës kjo u tregu çfarë shoqërie ka pas Alberti, çfarë komuniteti ka pas, njërëzit që kanë ardhe më na shpreh ngushëllime për fat të keq në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër botë, sidomos në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka ble një pistoletë dhe tu ia tregu babës së vet plumbi ka qenë brenda edhe vëllai se ka ditë, ka kërsit plumbi, ka qenë për neve një tragjedi. Por ka ndodh kjo që na ka trondit krejt familjen”, tha axha i të ndjerit për Gazetën Express.
Sipas tij, Alberti ka qenë djalë problematik, por shumë i mirë për familje.
“Ne se kemi ditë do harxh kanë dal me ble, tu dalë i ka thënë babi një allti po du me ble, por cka po të vyen kjo allti, hiqu saj….Kqyr se e mirë është e ka marrë në dorë, në dorë i ka kërsit alltia dhe e ka vra me një plumb. Ska pas asnjë mosmarrëveshje, Alberti dihet që ka qenë problematik se e njeh krejt shoqëria, por me familje ka qenë shumë i mirë…Ne e dimë se ka qenë më herët i burgosur për rastin e gracanicës, por ndodhi kjo, një aksident që edhe në andër me pa se kishim mendu që mundet me ndodh”, shtoi ai.
Ai tha se arma është e shejtanit dhe bëri thirrje që policia t’i konfiskojë të gjitha armët që shitën në “të zezën”.
“Arma është e shejtanit nuk është e njeriut, por për fat të keq rinia janë mësu me këto dhe është e metë e madhe, që shpresoj që policia në të ardhmen me i konfisku armët sidomos ata që po i shesin në të zezën”, tha ai.
Tutje, Ismet Krasniqi konfirmoi raportimet e mediave se Alberti ishte ndarë nga gruaja, mirëpo mohoi se i ndjeri ka dhunuar ish-missin e Kosovës.
“Ka qenë e vertetë, janë ndarë disa herë, duke qenë se rinia sot për një problem të vogël ndahen, por s’ka pas problem të madh për me u nda, nuk ka qenë ndonjë ndarje e përjetshme. Por ndamje e përkohshme që ka ndodh edhe herave të tjera, por lirisht tash themi se është ndarje e përjetshme se Alberti vdiq”, tha ai më tej për Gazetën Express.
“Janë përla, ama dhunë s’po di, ata janë përla si burrë e gru që përlahen. S’ka pas mosmarrëvshje, por vetëm burrë e gru”, përfundoi ai sa i përket raportimeve për problemet mes çiftit.
Po ashtu Krasniqi e mohoi se i ndjeri e ka sulmuar babain e tij, para se ky i fundit të shkrepte me armë zjarri.
“Jo absolut, ai babin e ka pas gjithçka, s’ka pas shanca me ndodh…Ai çdo të mirë e keqe me babën e ka shqyrtu. Skenderi u mundu me zbutë situatën me raportu në polici për shkak të mosmarrëveshjes me gru që e ka pas…Edhe alberti ndoshta prej frikës e ka ble një armë….ka qenë aksident, qa është kjo armë edhe qysh e ka pas në dorë ka kërsit ish kanë plumbi në cevë, edhe pse vëllau ka qenë ushtar por kjo ndodh edhe te profesionistët, po këto ndodhin gjithkund. Në gjoks i ka ra plumbi, tu e kqyr çfarë arme qysh ka kërsit veç Zoti e di”, përfundoi ai.
Në varrim pjesëmarrëse ishte edh eish-gruaja e tij Besa Gashi, ndërsa aty nuk munguan as figura të njohura publike, përfshirë edhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Ndërsa, reperi Skivi vendosi lule mbi varrin e Albertit, teksa shtoi se nuk është në gjendje për të deklaruar asgjë për media.
Në varrim u tha se për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame, por të afërmit mund ta ngushëllojnë familjen me anë të telefonatave apo rrjeteve sociale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Skender Krasniqit, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.