Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar që Skënder Krasniqi të shkojë në paraburgim prej një muaji për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Personi i lartcekur, dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani”, thuhet në komunikatë.
“I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obdukim”.
Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës njofton se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.