Super kompjuterik ka dalë me një parashikim të ri se kush mund të fitojë Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21.
Në parashikim thuhet se Manchester City do të përballet në finale me kampionin në fuqi, Bayern Munichun.
Gara më e madhe për klube do të rifillojë në muajin shkurt, aty ku është faza e 1/8 së finales, me disa përballje mjaftë interesante.
Para se të fillohet ajo fazë, FiveThirtyEight ka parashikuar se si do të jenë paraqitjet e të gjitha skuadrave.
City, që takohet me Borussia Monchegladbachin në këtë rreth, ka 47 për qind të shanseve që të arrijë në finale.
Bayerni është skuadra e dytë me shanset më të mëdha që të arrijë në finale me 30 për qind, derisa Barcelona e Liverpooli kanë shanset 24 për qind, respektivisht 16.
Sidoqoftë, Citizens kanë shansin më të madh për të fituar trofeun me 31 për qind, duke lënë Bavarezët me 16 për qind.
16 Shkurt
Barcelona vs Paris Saint-Germain
RB Leipzig – Liverpool
17 Shkurt
Porto vs Juventus
Sevilla vs Borussia Dortmund
23 Shkurt
Atletico Madrid – Chelsea
Lazio vs Bayern Munich
24 Shkurt
Atalanta vs Real Madrid
Borussia Monchengladbach vs Manchester City.