Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19.
Ndërsa, pavarësisht thirrjeve për respektim të masave, partitë politike po vazhdojnë të mbajnë tubime elektorale.
Pikërisht për këto tubime, Inspeksioni në Prishtinë ditë më parë ka gjobitur subjektet politike.
Deri tani janë dënuar Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
LDK deri tani është gjobitur tri herë, LVV, PDK, AAK, dhe Nisma nga një herë. Gjobat janë shqiptuar nga dy mijë euro.