Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se pas shkuarjes në Hagë të ish-drejtuesve të UÇK-së Kosova ishte përballë me një situatë të vështirë.
Limaj në RTV Dukagjini tha se për shkak të atyre zhvillimeve ishte i nevojshëm një bashkëpunim me PDK-në për të kaluar këtë situatë.
“Me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin jemi marrë vesh në parim për një bashkëpunim për proceset që ishin përpara”.
I pari i Nismës thotë se dakordim për bashkëpunim kishte edhe me ushtruesin e detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj.
“Ky i fundit madje kishte propozuar një lloj partneriteti të formatit CDU/CSU”.
Limaj thotë se në takim me Hoxhajn kanë marrë pjesë edhe Sami Lushtaku dhe Bilall Sherifi.
Por, ai tha se në takimin tjetër me Hoxhajn gjërat kanë ndryshuar dhe bashkëpunimi nuk është arritur.