Chelsea zyrtarizon Tuchelin


Një ditë pas shkarkimit të Frank Lampardit, skuadra e Chelseat ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për trajnerin nga Gjermania, Thomas Tuchel. Chelsea të martën ka njoftuar se Tuchel tashmë ka firmosur kontratën me londinezët.

Ai ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi. Tuchel javë më parë ishte shkarkuar nga Paris Saint-Germaini kurse në prezantimin e tij te Chelsea ka thënë se ndihet i nderuar që do të jetë në krye të ekipit nga Londra. “Të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampard dhe trashëgiminë që ai krijoi te Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese të futbollit. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea – ndihem shumë mirë”, ka thënë Tuchel. Tuchel stërvitjen e parë me Chelsean do ta mbajë të martën mbrëma kurse nesër pritet ta udhëheqë kundër Wolverhamptonit.