Elezi: KQZ do të veprojë në përputhje me vendime të PZAP

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se KQZ do të veprojë sipas vendimit të PZAP-së.

“KQZ ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilave vërtetohen vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

“Ju njoftoj se KQZ do të veprojë në përputhje me vendime të PZAP-së, pra do të presim sepse në fund të këtyre vendimeve ka këshilla juridike sipas të cilëve është e lejuar ankesa ne Gjykatën Supreme”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

PZAP me anë të vendimit të sotëm ka vendosur të mos certifikojë kandidatët për deputetë të cilët janë të dënuar në tri vjetët e fundit, e në mesin e tyre jashtë certifikimit mbeti edhe kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti.