Kandidati për kryeministër nga rradhët e Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, sot prezantoi sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit e që është “Shteti. Shtet”.
Bashkë me sloganin Hoti shpalosi edhe vizionin e LDK-së për këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, me sloganin e tyre është tallur deputetja Duda Balje, e cila e ka modifikuar me emrin e saj.
“Duda. Dudë”, ka shkruar ajo në Facebook.