Mustafa: Sjellja e Osmanit është alarm për shtetin, se meriton të jetë në Presidencë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se adresimi i sontëm i Vjosa Osmanit për KQZ-në është i palejueshëm dhe i turpshëm.

Ai tha se paralajmërimi i saj sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. 

Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”, tha Mustafa.

Postimi i plotë:

Adresimi i sontëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një  ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron. 

Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të  mbrojë implementimin e ligjit dhe të  mbrojë institucionet e pavarura. 

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV. 

Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. 

Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. 

Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të  jete në Presidencë.