Kandidatët për deputetë nga Vetëvendosje nuk janë certifikuar nga KQZ-ja.
Kështu Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ky vendim u bë i ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Valdete Daka nga KQZ tha se lista e VV-së nuk certifikohet me 5 vota për.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvendësohen.