KQZ-ja i ka certifikuar listat e LDK-së dhe PDK-së, pasi këto dy parti kanë zëvendësuar kandidatët në listat e tyre të cilët kanë pasë probleme me ligjin.
Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për nga anëtarët e KQZ-së, pasi kjo parti e ka ndryshuar një kandidat.
Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për, pasi e njëjta po ashtu kishte zëvendësuar një kandidat.