Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputetë.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, bëri të ditur se nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin 26 janë tërhequr.
“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë”, theksoi ai.