Qeveria në detyrë ka marrë vendim për transferimin e 4 ish-sekretarëve në pozita të reja.
Betim Reçica, ish-sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës, me vendimin e Qeverisë është transferuar në Agjencinë Kosovare të Standardizimit, pjesë e MTI-së, në pozitën e kryeshefit.
Hajriz Koca, ish-sekretar në Ministrinë e shuar të Inovacionit, është transferuar në Agjencinë për Investime dhe përkrahjen e Ndërmarrjeve, po ashtu në pozitën e kryeshefit.
Kushtrim Cukaj, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e shuar të Integrimeve, është transferuar në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërsa, Arton Berisha, ish-sekretar i përgjithshëm në MAP, është transferuar në pozitën e drejtorit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Të njëjtit, deri tani kanë qenë në pritje të sistemimit dhe duke qëndruar në shtëpi, kishin marrë paga në total prej gati 62 mijë eurosh.