7 të vdekur nga koronavirusi

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket virusit COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë 7 raste të vdekjeve të regjistruara.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Krahas tyre janë 296 raste të reja të personave të konfirmuar si të infektuar me koronavirus dhe 202 të tjerë që janë shëruar nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.