Për emërimin e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot janë deklaruar nga Zyra e Presidencës.
Bekim Kupina, këshilltar për media i ushtruese së detyrës së Presidentes Vjosa Osmani tha për Telegrafin se ajo ka propozuar një emër për shef të AKI-së dhe presin që kryeministri të pajtohet me propozimin.
“U.d. Presidentja Osmani e ka propozuar një emër për shef të AKI-së. Meqë ky proces duhet të mbetet tërësisht konfidencial nuk mund ta bëjmë publik emrin tash për tash. Presim nga Kryeministri që edhe ai të pajtohet me propozimin tonë”, tha Kupina.