Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë që për Listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje mendon që ka kandidatë që nuk kanë fare lidhje me këtë subjekt.
Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova, theksoi që sipas tij, në listwn e VV-së nuk ka orientim të qartë rreth programit.
“Kuvendin edhe prej përvojës e shoh si një vend, një arenë në të cilën deputetin e përfaqëson një lloj bindje dhe shtyn ligje në përputhje me bindjet që i ka. Kuvendin e shoh një vend të tillë dhe listat për deputetë, përjashto disa fatkeqësisht po i shoh në mungesë të madhe të njerëzve që kanë bindje të qarta mbi politikat të caktuara publike”.
“Lista e Vetëvendosjes, për mua edhe pse kam pritje tjera e shoh si subjekt i cili edhe e kemi thënë si parullë në gjithçka mund të ketë kompromis por jo në parime. Në këtë listë shoh gjithçka dhe asgjë”.
“Në fund, besoj shumë që ky diversitet në këtë listë do i sjell edhe dobi kuvendit, pasi jam i bindur që do të pësojë fraksion në kuadër të Grupit Parlamentar të VV-së”.