Me propozim të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku dhe me vendim të Këshillit Administrativ të BKS-së, nga sot Byroja Kosovare e Sigurimit ka një logo të re.
Nga sot logoja e re është vendosur në objektin qendror të BKS-së, deri sa në ditët të vijim e njëjta do të vendoset edhe në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, ku ka zyrat e saja BKS-ja.
Mazreku më tutje tregon se logo e cila është përdorur deri më tash do të përdoret edhe disa ditë vetëm në policat kufitare e të sigurimit, deri sa të shpenzohet sasia e policave të shtypura, deri sa në të gjitha dokumentet tjera nga sot sipas tij është në fuçi vetëm logo e re e Institucionit në fjalë.