Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot është përvjetori i LDK-së, dega në Vushtrri.
Sipas tij, Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese sepse ka qenë me vizion të qartë, vizionin e presidentit historik Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.
“Sot është përvjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri”.
“Falënderim të veçantë për kryesinë, strukturat dhe simpatizantët e LDK-së, për punën e palodhshme ndër vite dhe mobilizimin për këto zgjedhje”.
“Gjatë vizitave nëpër të gjitha degët e LDK-së, kam marrë mesazhin e qartë, strukturat dhe aktivistët janë të gatshëm për të vazhduar punën e palodhshme me dhe për shtëpinë e tyre politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
“Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese sepse ka qenë me vizion të qartë, vizionin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova”.