Mbi 5100 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Nga data 13 mars i vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë shënuar 55 mijë e 498 raste pozitive.

Deri më sot janë testuar si të dyshimtë 206 mijë e 941 për SARS Cov-2.

Janë regjistruar 1405 raste të vdekjes.

Të shëruar janë 48 mijë e 990 persona.

Ndërkaq numri i rasteve aktive është 5 mijë e 103.

“Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.405 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103”.