6 persona vdesin nga koronavirusi

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shfaqur 363 rast të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e këtij virusi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç).”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë si dhe 1.405 raste të vdekjes.