Seremb Gjergji ka vendosur të kandidojë për president të Kosovës.
Seremb Gjergji e ka shpallur kandidaturën e tij për president LIVE në emisionin Edicioni i Analizës në Klan Kosova.
“Zyrtarisht prej sonte jam kandidat në qoftë se kemi zgjedhje të lira. Nëse ka zgjedhje të lira me kokërr, me votë”.
“Sepse përmes kuvendit vërtet nuk është as e natyrshme më, as e drejtë”.
Gjergji përmendi rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president më 2016, dhe problemet që u shfaqën në Kuvend gjatë atij procesi, duke argumentuar që presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe jo nga kuvendi.