Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër persona si pasojë e COVID-19. Në vend janë shënuar edhe 279 raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 441 persona.
Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thuhet se numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.