Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767.
Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak sesa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350.
“Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50% krahasuar me vitin 2019 ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prej -51,17%. Megjithatё, ANP ‘Adem Jashari’ ka pasur njё performancё qё e liston nё top listën e aeroporteve me performancё tё mirё përkundur pandemisë”.
Një rënie e tillë në numër të fluturimeve dhe udhëtarëve vjen si pasojë e pandemisë Covid-19.
Në destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 janë: Zvicra 41,41%, Gjermania 31,87%,Turqia 13,14%, Austria 5,10%, Mbretëria e Bashkuar-UK 3,53%, Suedia 1,74%, Belgjika 1,42% etj.