65 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali njofton se një pacient është në respirator (CPAP) dhe 46 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Ndërsa 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacientë është në Respirator(CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, ka njoftuar Spitali i Pejës.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 182 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme të tria normale. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”.
294 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,823 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.