Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.
IHK bën të ditur se reshjet me intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.
Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për disa ditë dhe vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.