Shtabin zgjedhor të PDK-së në Gjermani e përbëjnë 101 anëtarë, ndërsa drejtohet nga Sadri Lataj, Leon Dyhanaj dhe Agron Zeneli.
Sot në një mbledhje virtuale, ku pjesëmarrës ishin veprimtarët dhe strukturat e PDK-së nga të gjitha landet e Gjermanisë, u zgjodh shtabi i PDK-së për të gjitha landet e këtij shteti.
Drejtuesit e këtij shtabi u zgjodhën: Prof. Leon Dyhanaj, Agron Zeneli dhe kryetari i degës së PDK-së në Gjermani, Sadri Lataj.
“Potenciali i PDK-së në Gjermani është shumë i madh dhe i cili buron nga vullneti i veprimtarëve të dëshmuar të çështjes kombëtare, veprimtaria e të cilëve është dëshmuar në të gjitha fazat e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Përmes krijimit të këtij shtabi, ne synojmë që ky vullnet dhe kontribut të jetë i artikuluar dhe prezent karshi aktualitetit politik, ekonomik, kulturor dhe lobues në Kosovë. Shteti i Kosovës nuk mund të fuqizohet pa proaktivitetin e diasporës”, tha ndër drejtori i departamentit për diasporë në PDK Elmi Reçica.
Ai në vazhdim porositi të pranishmit që të jenë aktiv në këtë fazë, për ta përçuar të vërtetën për Kosovën, e cila deri tani ka munguar.
Të gjithë diskutuesit e mirëpritën rikthimin e PDK-së në diasporë dhe në veçanti pikat për diasporën, të propozuar nga PDK, si ofertë politike.