Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se dëmet që kanë shkaktuar vërshimet e ditëve të fundit janë shumë të mëdha.
Tahiri në një konferecë për media është shprehur se në 50 vitet e fundit nuk ka pasur vërshime më të mëdha në këtë komunë.
“Dëmet që kanë shkaktuar vërshimet në komunë janë jashtëzakonisht të mëdha, janë të panumërueshme për shkak se në 50 vitet e fundit nuk janë regjistruar vërshime më të mëdha”, ka thënë ai.
I pari i Vushtrrisë ka thënë se fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo jetë të personave.
“Fatmirësisht nuk ka ndonjë humbje jetë por vetëm dëme materiale”, u shpreh ai.