Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte e mundshme, pas zgjedhjeve.
“AAK-ja është e vetëdijshme se çka na pret pas zgjedhjeve. Sa na përket neve një qeveri AAK-Vetëvendosje është e mundshme. Varet nga vullneti i VV-së, ata e vlerësojnë a kanë nevojë apo jo, nëse i fitojnë zgjedhjet, por është e mundshme dhe është opsionale”, tha Haradinaj, në Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë që vijat e kuqe sipas tij, nuk i konvenojnë asnjë partie politike.
“Ne si AAK, shkojmë në koalicion me qytetarin, me votuesin s’kemi dhënë preferenca se me kë do të bashkëqeverisim. Do të ishte një pozicion i gabuar i secilit nga ne për vijat e kuqe, për shkak se janë 2/3”.
“Sikur të ishte vetëm qeveria në pyetje, është e logjikshme të bënim ndarjen”, tha ai.
Haradinaj megjithatë vlerëson që është e vështirë që një subjekt tjetër politik, t’i bëjë punët që i ka kryer AAK-ja.