Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht.
Ai tha se partia e tij, AAK dhe vetë ai si zëvendëskryeministër kanë kërkuar në vazhdimësi që të krijohen mundësitë për gastronomët dhe të zgjatet orari i punës për këtë veprimtari.
Gastronomët vazhdimisht bëjnë thirrje që të lirohen masat pasi që sipas tyre diku rreth 10 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës në këtë sektor si pasojë e pandemisë.
Madje dje kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka kërkuar që nga tash e tutje të mos paguhet asnjë dënim në emër të “shkeljes së masave antiCOVID”.
Ai ka thënë se politikanëve që po marrin pjesë dhe po organizojnë të tilla tubime, duhet t’u vie turp për shkak se, sipas tij, 10 mijë punëtorë kanë humbur vendin e tyre të punës për shkak të masave të vendosura nga ata.