Klubi i Ballkanit ka njoftuar se pas mbarimit të stinorit vjeshtor, kanë arritur marrëveshje për shkëputje të bashkëpunimit me disa futbollistë.
Armend Rugji, Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Melos Bajrami, Armin Bosnjak dhe Leorant Marmullaku janë lojtarët që s’do të jenë më pjesë e klubit suharekas.
“Ne si klub i falënderojmë të gjithë të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast ju urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, thuhet në njoftim.
Ballkani gjithashtu ka njoftuar se kanë gjetur bashkëpunim për huazimin e disa lojtarëve. Albin Berisha do huazohet tek Liria ndërsa Endrit Asllanaj dhe Bleon Sekiraqa te Malisheva.