Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fshatin Rudë të Malishevës këtë të diele, i cili ka pësuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut.
Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë në largim që të që të marrë masa për t’i ndihmuar familjeve të dëmtuara.
“Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje. Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje”.
“Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës”, ka shkruar Haradinaj.