Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sonte Komunën e Prizrenit, ku është takuar me anëtarë e simpatizantë.
Hoti me këtë rast, shkruan se Prizreni është shpirti i përhershëm i historisë shqiptare, ndërsa potencon se iu premtua mbështetje ndaj LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.
”Prizren, ti je shpirti i përhershëm i historisë sonë, ndërsa ne me gjithë shpirt jemi me ty e për të mirën tënde.
U mirëpritëm fuqishëm nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e shtëpisë sonë politike, të cilët folën dhe u deklaruan zëshëm duke thënë se: Ne jemi gati dhe në mbështetje të shtëpisë së madhe, LDK-së, e cila është themeluesja dhe garantuesja e shtetit të Kosovës.
Zoti e bekoftë Prizrenin!
Zoti e bekoftë LDK-në!”.