Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar pesë persona të vdekur me COVID-19, ka bërë të ditur të Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri, shkruan www.gazetastop.com
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, njofton IKSHPK-ja.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 1648 mostra, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.