Ditëve të fundit ka pasur reshje shiu në Kosovë, me ç’rast janë shkaktuar edhe vërshime të mëdha.
Vërshime ka edhe në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës.
Në pamjet e marra nga Malisheva Magazine shihet se rrugët janë përfshirë tërësisht nga uji.
Kujtojmë që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës kërkon nga vozitësit që të kenë kujdes të shtuar në rrugë dhe qytetarët të mos lëvizin pa nevojë pasi që ka sasi të konsiderueshme të ujit.