hërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 11 janari do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit.
Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare, kështu bëhet e ditur në komunikatën për media nga ShKK.
“Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
“Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat ANTI-COVID ( dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës)”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”.