Ajax bën lëvizjen e parë në merkato

Pas raportimeve të shumta që Ajax është e interesuar në Sebastien Haller, ata kanë nënshkruar edhe zyrtarisht me të.

West Ham United përkundër faktit që pagoi më shumë se 45 milionë euro për lojtarin, ky i fundit nuk arriti që të mbush pritshmëritë e klubit.

Tani, Ajax ka bërë lëvizjen e parë në këtë afat kalimtar duke nënshkruar me Haller, transmeton lajmi.net.

Transferimi i tij do t’i kushtojë Ajaxit 22.5 milion euro dhe ai ka nënshkruar për 4.5 vjet me kampionët e Holandës. Ai është lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit.