Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të premte janë duke u trajtuar 74 pacientë me COVID-19.
Në postimin e spitalit në Facebook thuhet se nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Dy pacientë janë në respirator(CPAP), 48 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.