LDK thotë se slogani “Mbesim në Lidhje” nuk është zyrtar

Partitë politike ende nuk kanë bërë publike sloganet me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme. As LDK’ja nuk ka publikuar zyrtarisht sloganin e vet, ani pse sot zyrtarë të LDK’së kanë publikuar një slogan me zemër.

Gjatë ditës, ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një slogan me legjendën “Mbesim në Lidhje”. 

Ky postim i Bajramit la të kuptohet se LDK do të garojë në zgjedhjet e ardhshme me këtë slogan. Megjithatë, zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka mohuar një gjë të tillë. 

Mustafa ka thënë për Express se “Nuk është ai slogani i LDK’së”.

Kujtojmë se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt. Partitë ende nuk kanë bërë publike sloganet me të cilat do të garojnë në zgjedhje. Slogani i LDK’së pritet të bëhet publik në ditët në vazhdim.