‘Translate’, fjala më e kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2020

  • SHARE
  • TWEET

Së fundmi janë publikuar disa statistika interesante në lidhje me përdorimin e internetit në Kosovë dhe Shqipëri.

Nga statistikat e nxjerra nga ‘Itshqip’ dhe ‘Kerolli’ del se fjala më e kërkuar nga Google për vitin 2020 ishte fjala ‘translate’. Pas kësaj fjale renditen fjalët ‘Google’, ‘Youtube’, ‘Facebook’ dhe disa të tjera.

Kurse, shqiptarët del se janë përdorues të mëdhenj të WhatsApp, pasi që del si aplikacioni më i shkarkuar në pajisjet Iphone, e po ashtu edhe ato Android.

Sipas këtyre statistikave del se përdoruesë të rrjetit social ‘Facebook’ në Kosovë janë 910 mijë persona, ku 62% e tyre janë meshkuj dhe 38% janë femra.