Ismaili: Qytetarët e Prishtinës më shumë se të gjithë e kanë ndjerë keqqeverisjen e VV-së dhe LDK-së

Uran Ismaili nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se qytetarët e Prishtinës më shumë se të gjithë e kanë ndjerë keqqeverisjen nacionale dhe lokale që prodhuan Vetëvendosje dhe LDK.

Ismaili tha se sot janë caktuar koordiatorët e nëndegëve të kryeqytetit, si garanci për mobilizimin më të madh të PDK-së, në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

“Në të gjitha takimet që patëm sonte me shumicën e nëndegëve, ndjehet fryma e afrimit me PDK-në dhe kërkesa për ndryshim të qeverisjes. Nesër vazhdojmë takimet me nëndegët tjera, deri në ditën e fitores – ditën e rimëkëmbjes. #PDKPrishtinë”, tha Ismaili.