Policia e Kosovës, ka arrestuar 33 persona për siç thotë PK-ja, “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Disa prej tyre janë liruar, disa janë dërguar në mbajtje, e disa në karantinë, pasi s’i respektuan vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se qytetarët lejohen nga ora 6 e mëngjesit deri në 17 pasdite të dalin, por nga ora 17 deri në 6 të mëngjesit ata nuk mund të dalin.
Dje në rrugën “Prizreni” në Prishtinë, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës, transmeton Koha.
“I njëjti është intervistuar dhe me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
E në fshatin Gllobar, Gllogoc “është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi siç thotë PK-ja, të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Edhe në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në Lipjan, janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në zonën e karantinës”, thuhet në raport.
Po ashtu, në rrugën “Ferid Curri” në Obiliq, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Edhe në fshatin Karaqevë e Epërme e Kamenicës, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
E në fshatin Koretin, Kamenicë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK-ja në raportin 24 orësh.
Në fshatin Mazrek të Prizrenit janë arrestuar dy persona. “Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë ndaluar duke u shëtitur me veturën e tyre pa ndonjë arsye të veçantë, duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës ndërsa gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: një sprej, dy fishekë dhe një boks. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
E në fshatin Gurrakoc, Istog, është arrestuar një person pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu në rrugën “Shtjefan Gjeçovi”, Gjakovë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka hapur për të punuar në lokalin e tij qebaptore dhe aty janë hasur duke qëndruar disa persona.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti.
Në fshatin Vermicë, Malishevë, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu më vonë gjatë ditës, në fshatin Vermicë, Malishevë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në rrugën “UÇK”, Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në rrugën “Enver Musa”, Vushtrri, kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë kohës së ndaluar të lëvizjes kanë dalë me veturë pa ndonjë arsye emergjente. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
E në fshatin Maxhunaj, Vushtrri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë kohës së ndaluar të lëvizjes kanë dalë me veturë pa ndonjë arsye emergjente. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.