Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 1282 mostra , prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec”, ka njoftuar IKSHPK.