Në fjalën e mbajtur sot, në dorëzimin e detyrës tek Ministrja e sapoemëruar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Kryeministri Edi Rama, shprehu vlerësimin e plotë për punën e bërë prej Ministrit në detyrë, Gent Cakaj, në krye të MEPJ.
Rama shprehu se në këto kohë të vështira, përgjatë këtyre dy viteve të Cakaj si Ministër në detyrë, sfidat janë përballuar me shumë sukses, duke përgëzuar Cakaj për vullnetin dhe përkushtimin në kryerjen e detyrës prej tij.
Më tej, duke u ndalur tek mosdekretimi i Cakaj si Ministër i Jashtëm, Kryeministri Rama, u shpreh se ai i gëzon të gjitha kapacitetet për të mbajtur i vetëm peshën e drejtuesit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Rama, gjithashtu, shprehu bindjen për vijimin e një rrugëtimi të suksesshëm të Cakaj, duke theksuar se e njeh mirë pasionin e tij për politikën, i cili është i mbështetur në një kulturë të gjërë dhe në një dije mbresëlënëse.